16:02 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Asnjë vend bosh për “Derby della Madonnina”, të ardhura rekord

 

Dy ditë na ndajnë nga superderbi mes Interit Milanit.

Në tribunat e stadiumit “Giuseppe Meazza” të dielën në mbrëmje pritet të jenë më shumë se 78 mijë tifozë.

Kjo njëherësh pritet të jetë ndeshja me më së shumti tifozë në këtë fillon të Sezonit në Serie A. Nga shitja e biletave do të jenë rreth 5 milionë euro, sigurisht jo një rekord për futbollin italian, por një shenjë e mirë se kampionati italian ka nisur të rivalizojë më së miri me gjigantët e tjerë kontinentalë.
Inter vjen pas 6 fitoreve radhazi, ndërsa te Milan numërojnë 3 suksese, por me një dëshirë të madhë për të fituar këtë derbi.

Që prej muajit gusht, tribunat e stadiumit milanez kanë qenë ato më të mbushurat me tifozë në Itali. Inter ka luajtur 4 ndeshje në shtëpi dhe nëse kësaj i shtohet edhe Totenhemi në Champions, numri i biletave të shitura shkon thuajse 300 mijë.

Ndërkohë, Milan ka luajtur 4 ndeshje në Serinë A dhe një ndaj Olimpiakos në Europa League, me një faturim prej 180 mijë biletash.

Kur duhet ende të nisë derbi, fituesit në San Siro duket se janë tifozët, të ndikuar dhe nga fushata e suksesshme e abonimeve sezonale. /IndeksOnline/