15:00 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Efekti Lampard/ Derby pa problem kundër yjeve të Wolves (Video)

Skuadra e Derbyt ka shënuar një tjetër fitore në miqësoret e para-sezonit.

Klubi nga Championship mposhti 2 me 1 Wolvesin, e cila qysh nga sezoni i ri do të bëjë gara në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Taktika e Frank Lampard nuk iu frikësua fare transferimeve të Wolves, si: Rui Patricio, Moutinho, Neves, Costa, e shumë të tjerë.

Golat për ekipin e Derbyt i shënuan: Mount dhe Nugent, kurse të vemtin për ëolves e shënoi Jota.

Testi kryesor i legjendës së Chelseas si trajner do të jetë më 3 gusht, ku fillon sezoni i ri i Championship, ku kundërshtar do të ketë Reading./IndeksOnline/