14:28 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

8 persona e humbin betejën me COVID

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë, sapo ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, për të prekur me Covid-19 në vendin tonë, raporton IndeksOnline.

Nga 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ndryshe në total numri i personave të vdekur nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkuar në 381 raste.