18:44 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

80% e të infektuarve me COVID nga Gjilani, po shërohen në shtëpi

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismail, përmes një postimi të bërë në FB ka dhënë detaje nga rastet e COVID-19 në këtë komunë.

Ai ka thënë se janë diku afër 80 përqind e të prekurve në shtëpi, e 20 përqind në hospitalizim.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Është faktike që nëse krahasohet numri i rasteve aktive me COVID19 që kemi deri më tani, janë diku rreth 80% e të prekurve në shtëpi dhe vetëm 20% janë në hospitalizim. Ky rezultat flet qartë që gjendja ende është nën kontrollë dhe ka mundësi të mëdha menaxhimi, pa vendosje të masave strikte shtesë.

Ndërkohë, konsiderojë që qytetarët tanë janë të kujdesshëm në përcaktimin e asaj që u rekomandohet për çdo ditë. Poashtu, duhet të jemi bashkë dhe të përmbahemi edhe më tutje në përcaktimin e rrugës së përbashkët për ta mundur virusin, duke mos ia rrezikuar mirëqenien qytetarëve dhe bizneseve tona.

Situata menaxhuese e pandemisë i ka të metat dhe përparësitë e saja, mirëpo, qëllimi dhe synimi i vetëm i saj është të jetë rezultati sa më i mirë, në favor të shëndetit dhe mirëqenies qytetare, pa i cënuar asnjërën! Vetëm të bashkuar, ia dalim!