15:13 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

85 mijë euro dita, kjo është paga e “çmendur” e Messit

Lionel Messi është një prej futbollistëve më të mirë në planet. “Pleshti” para disa dite edhe zyrtarisht nënshkroi një kontratë të re me Barcelonën.

Përkundër shumë ofertave, ylli nga Argjentina vendosi të qëndronte në “Camp Nou”, shkruan IndeksOnline.

Kontrata e re ia rriti pagën pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Ai merr 61.8 milionë euro pagë vjetore, kurse 1.2 milionë euro në javë.

  • Nënshkrimi i tarifës për Lionel Messin – 88.3 milionë euro
  • Paga vjetore – 61.8 milionë euro
  • Paga javore – 1.2 milionë euro
  • Paga ditore – 85 mijë euro
  • Paga në 60 minuta – 3 mijë e 500 euro.