75 Mall Live Search
15:45 / E Premte, 27 Korrik 2018 / k.v

865 kandidatë nga komuniteti serb duan të bëhen policë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka raportuar para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim rreth shpalljes së konkursit në Policinë e Kosovës dhe përfaqësimit të komuniteteve në këtë institucion.

Ministri Gashi tha se nga numri total i aplikantëve, e që është 17 mijë e 620, nga komuniteti serb janë 865 kandidatë.

“Konkursi u shpall me 16.04 dhe ka zgjat deri me 10. 05 2018. Kanë aplikuar 17 mijë e 620 prej këtij 2 mijë e 358 janë femra. Prej tyre, 92.32 përqind janë shqiptarë, 865 aplikues janë serbë, ashkalinj 0.36 %, boshnjak 1.11 % dhe romë 0.19″, ka thënë kreu i MPB-së, Gashi./Indeksonline/