19:45 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / A. M.

87-vjeçari në Drenas dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën, arrestohet nga policia

Sot rreth orës 13:00, nga njësitet policore të stacionit të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për veprën sulm seksual.

Arrestimi i të dyshuarit J. B. (87), shtetas i Kosovës, ka ardhur menjëherë, pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit.

Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.