75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

9 vite burg për Robinhon, përdhunoi një shqiptare

Ish-sulmuesi i Milan, Robson de Souza Santos, shumë i njohur si Robinho, është dënuar me vendim gjykatës së Milanos, pas nëntë seancash, me plot 9 vite burg për dhunë seksuale në grup në dëm të një vajze shqiptare, që në kohën e ngjarjeve ishte 22 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në ambientet e një diskoteke. Sipas hetimeve, braziliani, i cili në atë periudhë luante për klubin kuqezi, ndërsa tani me Atletico Mineiro, ishte pjesë e krimit të dhunshëm bashkë me pesë persona të tjerë.

Kështu gjykata ka vendosur për 9 vite burg për ish-lojtarin e Manchester Cityt./IndeksOnline/