Federata gjermane i kërkon dorëheqjen Nagelsmannit, përndryshe do të…!
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Federata Gjermane e Futbollit i ka kërkuar trajnerit Julian Nagelsmann të jep dorëheqje.
Sipas asaj që raportohet në mediat gjermane, nëse Nagelsmann nuk jep dorëheqje, atëherë do të konsiderohet shkarkimi i tij, shkruan IndeksOnline.
Vendimi pritet të merret gjatë mbrëmjes së sotme.
Nagelsmann pati mundësinë sot të shpjegonte arsyet e dështimit të Gjermanisë në Kupën e Botës para komitetit të DFB-së.
Ndërkohë vendin e tij pritet ta zë, ish-trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp, edhe pse ende nuk ka pasur kontakte mes tij dhe federatës gjermnae./IndeksOnline/

