17:01 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

9 yje të Realit të nominuar për Skuadrën e Vitit nga UEFA

Real Madridi, skuadër e cila e festoi triumfin e tretë radhazi në Champions League sezonin e kaluar, i ka nëntë lojtarë të nominuar në Skuadrën e Vitit nga UEFA.

11 lojtarë do të zgjedhen eventualisht nga tifozë, teksa në lista janë të përzgjedhur 50 lojtarë nga paneli i gazetarëve dhe raporterëve.

Votimet do të zgjasin deri më 11 lojtarë, kur edhe do të publikohet Skuadra e Vitit, transmeton IndeksOnline.

Nga 50 emrat e nominuar, janë 5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmuesë.

Prej Real Madridit, janë nominuar Keylor Navas, Sergio Ramos, Marcelo, Raphael Varane, Isco, Casemiro, Kroos, Modric, Bale e ish-anëtari, Ronaldo.

Kurse, Barcelona përfaqësohet në këtë listë nga Marc-Andre Ter Stegen, mbrojtësit, Jordi Alba, Gerard Pique dhe Samuel Umtiti si dhe Ivan Rakitic, Leo Messi dhe Luis Suarez.

Lojtarët e nominuar:

  • Portierët: Allison Becker (Roma/Liverpool), Hugo Lloris (Tottenham), Keylor Navas (Real Madrid), Jan Oblak (Atlético Madrid) dhe Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona).
  • Mbrojtësit: Jordi Alba, Gerard Piqué, Samuel Umtiti (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus), José María Giménez, Diego Godín, Lucas Hernández (Atlético Madrid), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Kalidou Koulibaly (Napoli), Kostas Manolas (Roma), Marcelo, Sergio Ramos, Raphael Varane (Real Madrid), John Stones (Manchester City), Virgil van Dijk (Liverpool).
  • Mesfushorët: Casemiro, Isco Alarcón, Toni Kroos, Luka Modric (Real Madrid), Kevin de Bruyne, David Silva (Manchester City), Eden Hazard, N’Golo Kante (Chelsea), James Milner (Liverpool), Saúl Ñíguez (Atlético Madrid), Dmitri Payet, Florian Thauvin (Marseille), Miralem Pjanic (Juventus), Paul Pogba (Manchester United), Ivan Rakitic (Barcelona).
  • Sulmuesit: Gareth Bale (Real Madrid), Edinson Cavani, Kylian Mbappe, Neymar (PSG), Paulo Dybala (Juventus), Edin Dzeko (Roma), Roberto Firmino, Sadio Mane, Mohamed Salah (Liverpool), Antoine Griezmann (Atlético de Madrid), Harry Kane (Tottenham), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Leo Messi, Luis Suárez (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Juventus)./IndeksOnline/