16:31 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

90 vjeçarit i merr flakë shtëpia në Elbasan, mbetet i bllokuar

Kati i dytë i njëpallai është përpiqr nga flakët në Elbasan,në një banesë ku jetonte i vetëm një 90-vjeçar.

Sipas informacioneve që ka dhënë policia, mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen “Beqir Dardha”.

Polica pas ka shkuar në vend ngjarje ka konstatuar se në katin e dytë të një pallati, në banesën e shtetasit F.Zh., rreth 90 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesë ka rënë zjarr.

Si pasojë e rënies së zjarrit është dëmtuar vetë 90-vjeçari i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë nga përdorimi pajisjes elektrike. /albeu.com/

Temat: