14:28 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

90 vjeçarja sheh detin për herë të parë, shikoni reagimin kur prek ujin

Në ditët e sotme, shumë njerëz, për të mos thënë shumica, e kanë përjetuar ndjenjën e të qenit në det.

Mirëpo, çka nëse deri në moshën 90 vjeçare, ju asnjëherë nuk keni pasur mundësi të shijoni valët, ujin dhe rërën e detit, transmeton Indeksonline.

Enid Marie Weide ka lindur më 1927 dhe u martua me një njeri të quajtur Eduard, me të cilin solli në jetë dy vajza.

Kur vajzat u rritën dhe u martuan, të dy prindërit mbetën vetëm, deri në vitin 2014, kur kryefamiljari ndërroi jetë dhe e ëma mbeti vetëm.

Pas vdekjes së babait, dy vajzat morën nënën afër tyre në Kaliforni dhe u kujdesën për të. Mirëpo, ato kanë filmuar momentin kur nëna e tyre prek për herë të parë ujin e detit.

Është rrëqethës momenti kur e moshuara nga gëzimi fillon të qaj kur uji i prek këmbët asaj.

Shikojeni këtë video emocionuese. /Indeksonline/