17:14 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

92 vjeçari për Haradinajn: Ramushi kurrë prej popullit dorëheqje s’ka, për neve qeky është!

Ramush Haradinaj dje dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi Gjykata Speciale e ftoi atë për të intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Për këtë arsye, Haradinaj hoqi dorë nga posti i tij që të shkojë në Speciale në cilësinë e qytetarit dhe jo përfaqësuesit të shtetit.

Por, dorëheqja e tij nuk është pritur mirë nga një plak i moshës 92 vjecare.

Një video e cila po qarkullon nëpër rrjete sociale, shihet plaku duke folur me emocione për Haradinajn, duke thënë se ai nuk do t’i ndahet popullit.

 “….Ramushi kurr prej popullit dorëheqje s’ka. Këta që po i bajnë dallavere, nuk e di unë. Por ai për popull është. Nesër le te qesin në votime, kurr kërkush ska me mujt me ia marr se është njeri i drejtë, nuk është orrospi sikur këta. Është njeri i vendost, azgin. Pat me e qu Kosovën përpjet, e me bë shtet, por këta nuk e lon”, thotë ai.

“Për Kosovë qai është, tjetër kush nuk është. Kurrë Gjykata s’mundet me denu. Është njëri i drejtë, nuk mundet me denu”, ka vazhuar tutje ai.

Ndryshe, sot Gjykata Speciale ka dërguar ftesë edhe për Jakup Krasniqin./Indeksonline/