11:46 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

95% e punës është kryer, De Ligt te Juventus

Saga e çështjes De Ligt pritet të përfundojë gjatë kësaj jave.

Madje gazetari i njohur, Oriol Domenech ka bërë të ditur se 95% të punës Juventusi e ka kryer dhe se holandezi do të vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas Domenech, Juventusi ka lëshuar pe në çdo aspekt për ta bindur holandezin dhe është skuadra që ka ofruar kushtet më të mira për të.

Poashtu, Juve thuhet se ka angazhuar yjet e skuadrës të prirë nga Ronaldo për të kontaktuar e joshur mbrojtësin e talentuar. /Indeksonline/