95 vjeçari u mendua si i vdekur, zgjohet në funeralin e tij duke thënë se ishte vetëm duke fjetur
Një plak 95 vjeç në Indi ka shokuar familjarët e tij kur u zgjua në funeralin e tij duke thënë se ishte vetëm duke fjetur.
Një mjek i tha familjes se 95 vjeçari Budh Ram ka vdekur, raportojnë mediat indiane.
Momentin kur kishin filluar të ja pastronin trupin para funeralit, plaku kishte filluar të dridhej, transmeton Indeksonline.
Budh Ram ishte zgjuar dhe kishte thënë se kishte se ka qenë duke fjetur pasi që kishte pasur dhimbje në gjoks.
“Mrekulli” tha njëri nga djemtë e plakut. Kjo ngjarje ndodhi pikërisht në festën e dritave në Indi./indeksonline/