Icardi nënshkruan sot me PSG-në
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi pritet të nënshkruaj sot më Paris Saint Germain. Marrëveshja mes klubeve, duke parë edhe krizën ekonomike që po shkakton Koronavirusi, është gjetur për shifrën e 58 milionë eurove, me një klauzolë të ashtuquajtur “anti-Juventus”.
Sipas gazetarit Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, gjigantët francezë do të paguajnë 50 milionë eurosh cash plus 8 milionë € bunuse në bazë të performancës
Marrëveshja gjithashtu përcakton se parisienës duhet t’i paguajnë Interit 15 milionë € nëse e shesin, Icardin në një klub italianë në 12 muajt e ardhshëm. Kjo klauzolë e vendosur nga Interin vjen pasi ekipi i Juventusit e ka shprehur qartë dëshirën për ta patur në skuadër 26 vjeçarin.
Sulmuesi argjentinas u bind për të firmosur me ekipin francez, pasi sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë hapësira, duke parë që Edison Cavani është drejt largimit.