18:31 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Zhvillohet mbledhja e Qeverisë në detyrë, mungojnë ministrat e LDK-së

Prej nesër pritet të startojë faza e radhës me masat lehtësuese që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19.

Para se të nis kjo fazë zyrtarisht, Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti po zhvillon mbledhjen e radhës.

Por ajo që bie në sy në këtë mbledhje është se të pranishëm janë vetëm ministrat  e emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Indeksonline.

Të pranishëm në këtë mbledhje nuk janë ministrat në detyrë të LDK-së.

Faza e radhës e masave lehtësuese parasheh rihapjen e shumë bizneseve, hapjen e kufijve tokësor e ajror e disa masa të tjera.

Pjesë e kësaj mbledhjeje janë: Ministri në detyrë i Jashtëm, Glauk Konjufca, ajo e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ministrja Emilja Rexhepi si dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, kurse pas përfundimit të kësaj mbledhje është paraparë të mbahet edhe një konferencë për media./Indeksonline/