Flet kapiteni i Prishtinës para sfidës me Drenicën

Futbolli kosovar ritkthehet nesër pas dy muaj pezullim për shkak të pandemisë së koroanvirusit.
Ndeshja e parë e cila do të zhvillohet është ajo ndërmjet Prishtinës dhe DRenicës, të cilat takohen në kuadër të gjysmëfinales së Kupës, shkruan IndeksOnline.
Para këtij dueli kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Armend Thaqi ka folur për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër.
“Po fillojmë sërish pas një pauze jo të dëshiruar nga të gjithë ne futbollistët, mirëpo u përballëm me pandemi globale duke shpresuar se tani më e kemi tejkaluar. I kthehemi ndeshjes së parë kundër një kundërshtari të vështirë siç është Drenica. Tradicionalisht vuajmë kundër Drenicës, sepse kanë ekip të mirë dhe lojë të rrjedhshme tani e disa vite rresht. Mirëpo, ne nuk kemi rrugë tjetër, të hyjmë në ndeshje për ta mposhtur lojën e tyre dhe të arrijmë rezultat sa më pozitiv për ndeshjen e kthimit. Të gjithë e din synimin tonë që të arrijmë finalen me çka besoj se do t’i afroheshim shumë garave ndërkombëtare, pra nëse vije puna edhe nëpërmjet Kupës”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi.
Takimin mes Prishtinës dhe Drenicës zhvillohet nesër në ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.