Arsim Kabashi ka një kërkesë për Ismet Munishin

Kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka vizituar sot ekipin portokallezi në stërvitje.
Ai ka qëndruar për disa momente edhe me trajnerin Ismet Munishi.
Kabashi i ka kërkuar Munishit të “mbajë premtimin e dhënë”, shkruan IndeksOnline.
“Besa Besë trainer i dashur, fjalen duhet me mbajt”, ka shkruar Kabashi.
Ballkani të mërkurën takohet me Feronikelin në gjysmëfinalen e “Digitalb Kupës”./IndeksOnline/
