Kryesia e Kuvendit sot vendos datën e seancës për votimin e Qeverisë Hoti
Pas dorëzimit të kërkesës së LDK-së për mbajtjen e seancës në të cilën do të votohet për Qeverinë Hoti, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje në ora 10:00.
Drejtoria për medie dhe marrëdhënie me publikun pranë Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se në rend dite do të jetë kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Në
mbledhjen e sotme do të vendoset data e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.
Deputetët nënshkrues të kërkesës për thirrjen e seancës duan që ajo të mbahet
nesër në ora 11:00.