Gurrakoci i jep përkrahje Ilir Feratit, tubim i madh i LDK-së
Banorët e fshatrave Saradran dhe Gurrakoc i kanë dhënë mbështetje të madhe kryetarit të Istogut, Ilir Feratit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një tubim madhështor zgjedhor, banorët e këtyre dy fshatrave i kanë thënë ‘Po’ rikthimit të fuqishëm të LDK-së.
“LDK-ja po rikthehet fuqishëm. Përkrahje e madhe për Vjosa Osmanin Presidente, për Lumir Abdixhikun, Kryeministër dhe për kandidatët tanë për deputetë. Dhe kur bashkohen njerëzit rreth vlerave, asgjë nuk e ndal rikthimin e madh të LDK-së”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:

