Policia shkon në minierën e Artanës, tregon detajet

Pak më parë, u raportua se është shembur dheu në minierën e Artanës dhe si pasojë e shembjes së dheut dy persona ka ndërruar jetë.
IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e policisë për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, i cili ka thënë se kanë marrë informatën dhe janë duke shkuar në vend të ngjarjes.
” Nuk jemi në gjendje ta konfirmojmë por jemi duke shkuar në vend të ngjarjes, pasi kemi marrë këtë informacion”, tha Hashani për IndeksOnlinen.