Deklarohet para medieve Vjosa Osmani, tregon se a do ta udhëheqë seancën

Pak minuta më parë ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, raporton IndeksOnline.
Ajo është përfolur shumë këto ditë se a do ta udhëheqë apo jo seancën në të cilin pritet të votohet Avdullah Hoti si kryeministër, e që vjen nga partia e saj LDK.
Ndërsa para gazetarëve, ka thënë se do ta shihni nëse do ta udhëheqë apo jo këtë seancë.
Seanca pritet të nis në orën 11:00.