Rexhep Selimi, Memli Krasniqit: Kemi përgjigje për të gjitha temat që u ngritën, por këto do t’i trajtojmë në komision

Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i ka replikuar nënkryetarit të Kuvendit Memli Krasniqi, në lidhje me akuzat që ai bëri ndaj Vetëvendosjes dhe ballafaqimit të situatës me pandeminë Covid-19, duke thënë se është dëshmuar dy herë që Qeveria e Kurtit ka shkelur Kushtetutën, transmeton IndeksOnline.
Selimi ka thënë se deputetët duhet të kthehen në rendin e ditës e të mos debatojnë për çështje, të cilat mund dhe duhet të diskutohen në Komisionin hetimor në lidhje me masat dhe menaxhimin e Covid-19 nga Qeveria e kaluar.
Selimi ndryshe ka thënë se nuk po i ikin debatit dhe ballafaqimit.
“Do t’i trajtojmë këto tema brenda komisionit. Jo pse nuk kemi përgjigje për të gjithë, sepse ne kemi përgjigje për të gjitha dhe ne nuk po i shmangemi debatit, por po kërkojmë të përqendrohemi në temë. Ne do të formojmë një komision që të trajtohet të gjitha këto tema, pikërisht nga këto që kanë kërkuar iniciuesit e këtij komisioni”, tha Selimi.