75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ballkanin e Munishit e kap “teposhta”, Trepça ’89 merr një pikë në Gjilan

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 23-të të Superligës së Kosovës që filluan nga ora 16:00.

Ballkani ka barazuar pa gola në ndeshjen që u zhvillua në Suharekë kundër Drenicës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi nuk ia doli të marr pik të plota dhe tani zyrtarisht ka humbur vendin e parë.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka barazuar 1-1 kundër Trepça ’89.

Vendasit shënuan në minutën e 40-të me një gol të Hajdarit nga penalltia.

Rezultatin e barazoi Arb Manaj në minutën e 55-të të sfidës pas një tollovie në mbrojtjen vendase.

Pas këtyre barazimeve, Ballkani bie në vendin e dytë me 45 pikë, një më pak se Drita derisa Gjilani në vendin e tretë me 42 pikë por që rrezikohet të kapërcehet nga Prishtina që sonte luan me Ferizajin. /IndeksOnline/