75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Detaje/Vendimet e qeverisë Hoti për personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në faqen zyrtare në Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me personat të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi tregohet se cilat janë rregullat që do t’i nënshtrohen qytetarëve në Pikat e Kalimit Kufitar.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 6.1, 6.2 dhe 6.4 të Vendimit të Qeveris Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 në të cilin është përcaktuar që:

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (?? ??̈ ? ?????̈? ?? ? ????̈) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;

6.4. Deri me datë, 20 qershor 2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën së Kosovës.

Pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 te datës 31 maj 2020 me të cilën është caktuar që “Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (???????? ???????? ??̈ ?????̈????̈ ?????????) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19 mbetet e njëjtë.