75 Mall Live Search
14:37 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Munishi: “Ishallah ne gjithmonë jashtë na referojnë sikurse Drenicës me Ballkanin”

Gjatë ditës së djeshme skuadra e Ballkanit barazoi me Drenicën me rezultat 0:0.

Ky barazim i kushtoi skuadrës nga Suhareka pasi e humbi vendin e parë, transmeton Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonlinen, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë se me gjithë dy barazime radhazi, nuk ka asnjë problem në ekip.

“Nuk ka kurrfarë problemi. Ne jemi shumë në formë”, u shprehë Munishi.

Aoi shtoi se ndeshja kundër Flamurtarit do të jetë shumë e vështirë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Flamurtarit. Ndeshje të lehtë në kampionat nuk ka, gjitha ndeshjet janë të vështira”, tha ai.

Në fund, Munishi komentoi referimin me Drenicën, e cila u ankua se iu anulua një gol i pastërt.

“Ishallah ne gjithmonë jashtë na referojnë  sikurse Drenicës me Ballkanin. I lutna Zotit!”, përfundoi Ismet Munishi.

Skuadra e Ballkanit ka qenë befasia e këtij kampionati. Sezonin e kaluar ata po mbijetonin për mbijetesë, kurse këtë sezon janë kandidat serioz për të fituar titullin e kampionit. Po ashtu ata janë në garë për të fituar Kupën e Kosovës./Indeksonline/