Mirret vendimi, ja çfarë ndodh nëse anulohet sërish Serie A

U deshën më shumë se dy orë, por krerët e të gjitha ligave profesioniste italiane, përfshirë këtu edhe presidentë klubesh, disa me lidhje videokonferencë, përcaktuan planet B dhe C në rast se kampionati i Serie A do të ndalonte sërish (rast pozitiviteti lojtari apo skuadre me më shumë se dy apo tre elementë të organikës)
Opsioni i parë parashikon zhvillimin e playoff dhe playout për të përcaktuar fituesin e titullit dhe rëniet nga kategoria.
Nëse nuk do të arrihej kjo gjë për mungesë kohe, do të përdorej algoritmi (ndeshje të fituara jashtë dhe brenda, gola të shënuar).
Në atë rast, titulli nuk do të akordohej dhe do të vendoseshin vetëm ekipet e kualifikuara në Europë dhe ato që do të bien (me formulë matematikore).