75 Mall Live Search
18:14 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lista e futbollistëve më të vlefshëm në Serie A- prinë lojtari i Juventusit por nuk është Ronaldo apo Dybala

Gjatë ditës së sotshme ‘CIES’ ka publikuar përditësimet e reja sa i përket çmimeve të futbollistëve.

Lojtari më i shtrenjtë në botë vazhdon të jetë ylli i PSG, Kylian Mbappe, transmeton Indeksonline.

Por, në Serie A i pari nuk është Ronaldo, Dybala apo Lautaro, por një tjetër futbollistë i Juventus.

Bëhet fjalë për yllin holandez, De Ligtin i cili vlerësohet të jetë 104 milionë euro.

Pozitën e dytë e zë Lautaro i cili vlerësohet 98 milionë euro, kurse top 3-shen e mbyll, Lukaku që sipas ‘CIES’ kushton 90 milionë euro.

Ronaldo gjendet në pozitën e 10-të dhe vlerësohet të kushtoj 62 milionë euro./Indeksonline/

Image