Bordi i “Kurtit” takon kryetarin e “Haradinajt”

Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë më e zëshmja në kritikat e Albin Kurtit kur emëroi Bordet e përkohshme të ndërmarrjeve publike.
Por tani, një nga këto borde, ai i Korporatës Energjetike të Kosovës po duket se është duke u pëlqyer nga njerëzit e AAaK-së.
Xhafer Gashu, i AAK-së, kryetari i komunës së Obiliqit, ka takuar Bordin e KEK-ut dhe siç ka njoftuar vetë kryetari kanë diskutuar për punësime dhe projekte të tjera.
Ndryshe, asnjëherë në asnjë rast deri më tani nuk është parë ndonjë bord ku se bashku me kryeshefin të kenë zhvilluar takime me kryetar komunash siç ishte ky i Bordit dhe ushtruesit të detyrës se kryeshefit, Luigj Imeri.
Ndryshe, bordet e ndërmarrjeve publike i raportojnë ministrit të dikasterit dhe Qeverisë së Kosovës dhe si praktikë kjo është jashtë kompetencave të bordit për të takuar ose premtuar investime apo punësime në komuna.
Statusi i plotë i Gashit:
Sot, prita në takim, u.d drejtorin ekzekutiv të KEK-ut z.Luigj Imeri së bashku me kryesuesen znj.Rrezarta Pllana dhe antarët e Bordit të Përkohshëm të KEK-ut, të cilët i falënderova për gatishmerinë e tyre që të diskutojmë për sfidat dhe përgjegjësit tona të përbashkëta në shërbim të komunitetit.
Kryesuesen znj.Pllana dhe antarët, i njoftova lidhur me bashkëpunimin mes komunës dhe KEK-ut, projektet e përbashkëta që ndërlidhen me komunitetin, Ligjin për Obiliqin, projekti me Bankën Botërore, çështjen e diskriminimit të qytetarëve të Obiliqit në aspektin e punësimit, ku në vazhdimësi ju është premtuar një gjë e tillë. Njëkohësisht, i falënderova për bashkëpunimin e tyre në ofrimin e makinerive të rënda në rrënimin e objekteve të vetmisë në qendër të qytetit të Obiliqit.
Nga ky takim, bashkë me kryesuesen znj.Pllana dhe drejtorin z.Imeri, u zotuam se do bëjmë thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe koordinimin e vazhdueshëm në mënyrë që qytetarët e Obiliqit të jenë ata të cilët do gëzojnë të drejtat e tyre ashtu siç përcaktohen edhe me Ligjin për Obiliqin.