75 Mall Live Search
15:04 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tjetër rast në SHBA, polici vret afro-amerikanin e paarmatosur

Tjetër rast me sfond racor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një video e publikuar së fundmi shfaq vrasjen e një afro-amerikani të paarmatosur pasi polici e ndalon në Nju Xhersi për tejkalim shpejtësie.

Efektivi lejon 28-vjeçarin, Maurice Gordon që të qëndrojë i ulur në automjetin e tij në pritje të karrotrecit që do t’i merrte makinën, e cila kishte pësuar defekt. Gordon tentoi të ulej në krahun e shoferit, por në atë moment, polici përdorë sprej djegës dhe më pas e nxjerr nga automjeti dhe e qëllon 6 herë me armë.

Imazhet dramatike janë kapur nga videokamera e mjetit të policisë dhe janë shpërndarë nga prokurori i Nju Xhersit, që po heton ngjarjen e ndodhur me 23 maj, vetëm dy ditë para vdekjes së George Floyd. Në 30 minutat e para të videos, ndalimi duket rutinë.

Polici Randall Wetzel i merr të dhënat 28-vjeçarit dhe i ofron një maskë dhe shoqërim për te servisi i makinave. Por më pas Gordon heq rripin e sigurisë dhe del nga mjeti. Wetzel i kërkon të qëndrojë brenda derisa ngrihen tonet e zërit dhe ngjarja përfundon në mënyrë tragjike. Polici është pezulluar dhe është në pritje të rezultatit të hetimit.