Rrezikohet Premierliga, paraqiten raste të reja me koronavirus

Një rast i ri me koronavirus është paraqitur në Premierligë gjatë ditës së sotme.
“The Indepedent” ka raportuar se një i infektuar është paraqitur nga testimet e bëra, por nuk ka njoftuar nëse është pjesë e stafit apo lojtar.
Liga Premier ka kompletuar testimin e fundit të lojtarëve me coronavirus, derisa një person ka rezultuar pozitiv.
Ende nuk ka detaje shtesë se a është lojtar, apo pjesë stafit të klubit, mirëpo që pritet që rasti me coronavirus pritet shumë shpejtë të zbulohet.
Në Ligën Premier janë krye 1213 testimeve për të hënën dhe të martën, ndërsa sot (e mërkure) janë publikuar rezultatet. /IndeksOnline/