Haradinaj-Stublla zhvilloi video-konferencë me shefat e misioneve diplomatike të Kosovës në botë, ja çfarë u diskutua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla bëri të ditur se sot kanë zhvilluar video-konferencën me gjithë shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës në botë.
Haradinaj-Stublla deklaroi se në këtë video-konferencë është diskutuar për prioritete dhe sfidat e përbashkëta, duke u zotuar që t’i jepet drejtim dinamik politikës së jashtme, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Duke ju përshtatur rrethanave të reja dhe me qëllim të koordinimit sa më efektiv, pasditen e sotme zhvilluam videokonferencë me gjithë shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës në botë.
Diskutuam prioritetet dhe sfidat tona të përbashkëta, duke u zotuar për t’i dhënë drejtim më dinamik politikës sonë të jashtme.
Falënderime të veçanta për secilin diplomat veç e veç për punën dhe gadishmërinë e forcimit të aleancave tona me botën.