75 Mall Live Search
07:13 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ngjarjet e ditës së sotme

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 08:45)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi dhe kryeinspektori i MTI-së Lulzim Syla do t’i vizitojnë bizneset. (Nisja bëhet në ora 08:45 nga objekti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës bëhet vizitë te Varrezat e Dëshmorëve. (Ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. ( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF mban konferencë për media. (“Hotel Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, te “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës bëhet ndarja e Çelësit të Qytetit për Sabri Fejzullahun. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

Mbahet takimi i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve me Kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu dhe përfaqësues nga bizneset turistike të Lezhës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës – Salla A/1, ora 11.00)

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës mbahet performanca dhe parakalimi i Orkestrës Frymore të FSK-së. (Sheshi ‘Nëna Terezë’ Prishtinë, ora 12:00)

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës prezantohet brendi i platformës informuese turistike të Prishtinës. (Kino ‘Armata’, Prishtinë, ora 15.00)

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës mbahet performanca muzikore Live në Facebook e Instagram. (Ora 17.00)