U përplasen ndeshjen e kaluar, kjo është deklarata e trajnerit të Mallorcas për Messin

Trajneri i Mallorcas, Vicente Moreno kishte një përplasje me Lionel Messin në një nga ndeshjet e kaluara.
Tri ditë para ndeshjes tjetër, trajneri është ndalur t’i thotë dy fjalë për atë përplasje verbale me gjashtë herë lojtarin më të mirë në Botë.
“Unë nuk do të kem një tjetër përplasje me Messin , nuk kam shkuar mirë”, tha Moreno.
Ai është ndalur të komentoj edhe ndeshjen kundër Barcelonës.
“Barcelona në çdo skenar është favorit, por ne kemi shpresën për të fituar ndeshjen, siç bëmë kundër Real Madridit”.
“Unë mendoj se Setién ka thënë tashmë që Messi do të jetë në ndeshje” dhe u ankua që “para një ekipi si Barça është një handikap i rëndësishëm për të mos pasur publikun tonë që gjithmonë ju jep një bonus për të garuar”, ka thënë Moreno. /IndeksOnline/