75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Armend Zemaj jep lajmin e shumëpritur: Falë diasporës, do të vijnë edhe 12 mijë teste për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se nuk duhet krijuar huti dhe panik në opinion kur është në pyetje shëndeti publik.

Zemaj deklaroi se pati mungesë të testeve për COVID-19, por falë diasporës po sigurohen 12 mijë teste.

“E respektoj fjalorin që ju përdorni, është mirë që terminologjinë fyese ta shndërroni në kërkesa konkrete dhe çështje që shkojnë në interes të qytetarëve. Unë si ministër jam i hapur çdoherë ndaj juve, jo në aspektin e mbikëqyrjes Parlamentare ashtu siç e keni mandat ligjor e kushtetues, por edhe në aspektin e funksioneve që ju i ushtroni si anëtarë të Funksioneve Mbikëqyrëse të Ministres së Shëndetësisë. Çdoherë kur ju e shini të merrni informata orë pas ore, drejtohuni tek MSh dhe ato do t’i keni të gatshme ti ndani me kolegët. Qeveria e re dhe ministri i ri nuk ka marrë asnjë masë tjetër lehtësuese më tepër se ajo të cilën e ka marrë qeveria paraprake. Me datën 31 maj 2020, ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria pas një konferencë dhe pas mbledhjes së qeverisë mori vendimet që ishin paraparë veçse. Me zgjedhjen edhe marrjen e mandatin me datën 4 qershor më është adresuar edhe kërkesë personale për raportim para Kuvendit të Kosovës, pikërisht me datën 7 dhe kjo më është dukur paradoksale se si shfrytëzohet situata e shëndetit publik për t’iu adresuar në këtë formë një ministri të ri akoma pa e pranuar mirë detyrën, e cila ishte e lënë bosh për 24 orë pa marrë asnjë veprim dhe asnjë masë, ku shumë kërkesë të qytetarëve kishin mbetur mbi tavolinë pa kompetenca. Është kulturë dhe qasje institucionale e atyre që shkojnë dhe vijnë. Unë si ministër pas rekomandimeve të reja të IKSHPK-së dhe profesionistëve të tjerë shëndetësore dhe fluksit të madh në kufijtë tokësorë me shumicë shqiptare që vijnë nga mbarë diaspora është parë një fluks i madh kur kufijtë zyrtar ishin të hapur”, tha Zemaj, shkruan Indeksonline.

Zemaj shtoi se dy ditët e para të hapjes së kufijve janë futur 13 mijë qytetarë në Kosovë.

“Për dy ditë pa mbërri ditën e tretë në Kosovë janë futur 13 mijë qytetarë, hyrja e tyre me vendimin që ata të shkojnë me vetizolim për 7 ditë ka qenë e pamundur jo vetëm të monitorohet, por edhe të zbatohet nga agjencitë e inspektimit, por as nga Policia e Kosovës. Kur flasim për policinë e potencuan se ka konflikt ligjor mes kompetencave dhe askush s’mund të ndërhyrje në një kompetencë tjetër ligjore dhe për këtë është deklaruar edhe Gjykata Kushtetuese, e në të cilat nuk dua as të interferojë dhe as ti shoh me një sy kritik. Mënyra e menaxhimit të tyre na ka detyruar që me rekomandimet e reja t’i shndërrojmë në kontrolle mjekësore në hyrje, matjet e temperaturës, adresat e numrat e telefonit e të gjitha këto.Është përkrahur angazhimi i 200 profesionistëve shëndetësore shtesë për t’u përballur me pandeminë COVID-19.Kryetare dhe deputet iu kisha lutur që nga këtu të fillojë respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së, sepse ne deri me datën 12 do të dorëzojmë manualin e ri për mbrojtjen nga virusi COVID-19. Ju lus që të jeni shembulli më i mirë dhe jeni përfaqësues të qytetarëve dhe na ndihmoni sidomos në komunikim me publikun, që ju të parët dhe pjesa tjetër të ruajnë shëndetin”, shtoi Zemaj.

“E di që është e vështirë sepse qytetarët kanë qenë të izoluar për një kohë të gjatë, vetëm në ditët e fundit Qendra e Vullnetarëve të Psikologëve ka marrë qindra-mijëra thirrje nga qytetarët dhe e di se kjo duhet të menaxhohet. Nuk jam i interesuar të merrem me të kaluarën, ata që duan të merren do të kenë përgjigje korrekte dhe direkte në të gjitha mënyrat dhe instancat. Dy ditët e fundit nga IKSHPK informacioni i saktë është se mungojnë testet në masë të madhe dhe ishte shqetësuese dhe sot përmes atyre që iu shkon falënderimi i madh, Diaspora do të sigurohen diku 12 mijë teste dhe do të sigurohen në IKSHPK dhe do të vazhdojmë me mbikëqyrjen e shpërndarjen e tyre”, tha ai./Indeksonline/