75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kurti homazhe te varri i Arbënor Deharit, në 6-vjetorin e vdekjes së tij

Albin Kurti bashkë me anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes kanë bërë homazhe tek varri i Arbënor Deharit në 6- vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas Kurtit, binja që kishte Arbënori është bindja jonë dhe kjo e mban atë të pandashëm prej nesh. Të pranishëm në homazhe ishin edhe prindërit e Arbënorit dhe vajza e Astrit Deharit, po ashtu i ndjerë.

“Ditën e sotme kryetari Albin Kurti së bashku me aktivistët e Lëvizjes… mbajtën homazhe në 6- vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit Arbënor Dehari.

Sot Arbnori do të kishte qenë 35- vjeçar me plot angazhim e përkushtim, mendim dhe entuziazëm për vetëvendosjen e popullit tonë, për barazi shoqërore dhe për zhvillim ekonomik. Arbënori mishëronte modelin e aktivistit që veprimin politik nuk e shihte si një akt spontan të izoluar, por si rezultat dhe kulmim të një pune organizative.

Veprimi politik për të ishte shpallja publike e ekzistencës së mrekullueshme të një kolektivi politik barazitar që e mundëson veprimin. Kjo e mbante Arbënorin jo në akte politike të izoluara dhe individualiste, por në një lëvizje permanente kolektive.

Aktivisti është i tillë vetëm për sa është me të tjerë aktivistë. Kjo bindje e Arbënorit është bindja jonë dhe kjo e mban atë të pandashëm prej nesh dhe kujtimi i tij na mban edhe ne po ashtu”, shkruan Kurti në njoftim./Indeksonline/