LDK me 4 deputetë nga Gjilani, Bislimi takimin e parë e zhvillon me Vjosën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 3 deputetë të rinjë, pas krijimit të Qeverisë Hoti.
Faton Bislimi është deputeti nga Gjilani që i është bashkuar grupit parlamentar të LDK-së. Kësisoj, Gjilani është bërë me katër përfaqësues në legjislativ.
Bislimi, takimin e parë e zhvilloi me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Më poshtë, postimi i plotë:
Sot, edhe zyrtarisht dhash betimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë, shpreh mirënjohjen dhe falëmnderimin tim më të përzemert për të gjithë votuesit, përkrahësit dhe veçanërisht strukturat e aktivistët e LDK-së.
Për mua dhe angazhimin tim në Kuvendin e Republikës, udhërrefyes i vetëm do të jetë Kushtetuta dhe Ligjet, mision i vetëm interesi qytetar, dhe vizion i palëkundur rugovizmi dhe kauza jonë kombëtare!
Në Kuvendin e Republikës dhe në të gjitha përgjegjësitë politike do të sillem me përgjegjësi morale dhe vendosshmëri intelektuale, duke i qëndruar besnik shkollës së demokracisë dhe llogaridhënjes Amerikane dhe përvojes e angazhimit tim tash e dy dekada ne Ëashington, DC!

Me besim në Zot, familje e atdhe, betimi më i madh e më i rëndësishem për mua është premtimi për të ndërtuar të ardhmen që e meritojnë Fiona, Olsa, e Ari, dhe të gjithë fëmijët e Kosovës!
Republika jonë don dashni, meriton më mirë dhe do bëhet ma mirë — këtë ua kemi borxh të rënëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan gjithëçka për liri dhe pavarësi!
Zoti na ndihmoftë e dalshim faqebardhë!

