75 Mall Live Search
12:06 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Mbillen 1.133 lule, në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Menjëherë pas përfundimit të seancës solemne për nder të Ditës së Çlirimit të zgjedhurit e popullit në krye me kryetaren e Kuvendit kanë mbjell 1.133 lule, në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Kryeparlamentarja Osmani tha se “këto lule po mbillen në kujtim të fëmijëve që u këputen pa u çelur mirë, që u shndërruan në lulen e lirisë së tyre”.