75 Mall Live Search
13:53 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pikët i kanë të barabarta, por Istogu nuk e përkrah kërkesën e Lirisë për rinisjen e sezonit në Ligën e Parë

Gjatë ditës së djeshme klub i Lirisë dërgoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër FFK-së për mbylljen e parakohshme të sezonit në Ligën e Parë.

Liria është në pozitën e tretë me 31 pikë, 5 pikë larg pozitës së dytë, transmeton Indeksonline.

Pikë po aq sa Liria ka edhe skuadra e Istogut që është në pozitën e katërt.

Në një prononcim për Indeksonline kryetari i klubit të Istogut, Fazli Bytyqi tha se nuk e përkrahë këtë ankesë të Lirisë.

“Jo nuk e përkrahi, se pikë së pari nuk kemi kushte për vazhdim të garave siç e dini edhe për shkak te pandemisë etj”, u shprehë fillimisht ai.

Tutje, ai tha se vendimi i FFK-së ishte i duhuri dhe se e ka përshëndetur atë veprim.

“Po FFK ka vepruar mirë dhe e kam përshëndet dhe e i kam uruar te dy ekipet për inkuadrimin në Superligë”, tha Bytyqi./Indeksonline/