Ballkanit i buzëqesh fati – Drita me tri mungesa të mëdha kundër Trepçës 89

Skuadra e Dritës do ta ketë të vështirë këtë javë kundër Trepçës 89 në stadiumin ‘Riza Lushta’.
Kjo pasi ekipi i Ardian Nuhiut nuk do të ketë në përbërje tre futbollistë të formacionit të parë Izair Eminin, Ardian Cuculin dhe Bujar Shabani, transmeton Indeksonline.
Në rast se gabon në këtë gjiro dhe Ballkani në anën tjetër shënon fitore kundër Flamurtarit, atëherë skuadra nga Gjilani e humb pozitën e parë.
Mbetet të shihet se si Nuhiu e ka përgatitur skuadrën e tij pa Eminin, Cuculin dhe Shabanin./Indeksonline/