Feronikeli nuk ndalet, shënon fitore edhe ndaj Dukagjinit

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Feronikelit ka arritur të shënoj fitore në udhëtim tek Dukagjini me rezultat minimal 0:2, shkruan IndeksOnline.
Golat për skuadrën e Afrim Tovërlanit u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Mevlan Zeka ai i cili shënoi në minutën e 49-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Carioca me golin e shënuar në minutën e 86-të të ndeshjes.
Me këtë fitore Feronikeli grumbullon 40 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë./IndeksOnline/