Pas 11 mujave rikthehet mesfushori i Llapit

Skuadra e Llapit nesër zhvillon duelin e javës së 24-të ndaj Drenicës.
Lajm mjaft pozitiv për skuadrën e Tahir Batatinës është rikthimi i mbrojtësit Bujar Idrizi, i cili pas afro 11 muajve pauzë është i gatshëm për ndeshje, teksa për ndeshjen e nesërme është në mesin e futbollistëve të ftuar.
Idrizi i ka munguar skuadrës llapjane këtë edicion, andaj rikthimi e tij skuadra llapjane e ka mirëpritur duke e cilësuar si një rikthim shumë të rëndësishëm./IndeksOnline/