75 Mall Live Search
11:29 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Në Gjakovë, dy meshkuj rrahin një femër

Një rast i dhunës ndaj femrës ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Dy meshkuj kosovarë kanë ushtuar dhunë fizike ndaj një femre poashtu shtetase kosovare.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Gjakovë, 12.06.2020-03:00.  Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës femër  kosovare. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon  në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/