Ironizon këngëtari kosovar: Thash ta provoj coronen edhe unë, se po e bëjnë të madhe

Me lehtësimin e masave dhe hapjen e kufirit me Shqipërinë, shumë kosovarë ia kanë mësyrë bregdetit shqiptarë.
Kështu kanë vepruar edhe shumë artistët të cilët kanë filluar pushimet e para verore, e në mesin e tyre edhe këngëtari i njohur, Neki Emra.
Këngëtari nga Vlora ka sjellur imazhe të ndryshme, e një të tillë publikoj edhe së fundi.
Teksa shihet në një pishinë me pijen “Corona” në dorë, Neki ka lënë edhe një mbishkrim interesant.
“Thash te provoj edhe unë Coronen niher se po e bëjnë të madhe:, ka shkruar këngëtari sipër fotografisë.
Ndryshe, kujtojmë që kompania e pijeve “Corona” ka pësuar humbje milionëshe që nga përhapja e pandemisë Covid-19, që ngjason me emrin e tyre./Indeksonline/