Batatina i ashpër me referët, thotë se e ndihmuan Drenicën që të fitoj

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk është ndarë aspak i kënaqur me referimin në ndeshjen kundër Drenicës.
Llapi pësoi humbje 0:2 kundër Drenicës por referi, Besfort Kosumi ia dhuroi një gol ekipit mysafirë edhe pse topi nuk e kishte kaluar vijën, transmeton Indeksonline.
Batatina në intervistën pas ndeshjes u shprehë se referët e ndihmuan Drenicën që të fitoj këtë ndeshje.
“Mendoj që ne është dashur të fitojmë qysh në pjesën e parë kur kishim dy raste të qind për qinda, pastaj erdhi një penallti që nuk dua ta komentojë, pastaj anësori na dëmtoi në disa raste me disa pozita jashtëloje”
“Në këtë ndeshje gjyqtarët kanë ardhur ta ndihmojnë Drenicën dhe të dëmtohet Llapi, dhe këto ndodhin për arsye të shumta”
“Referët si Besforti dhe dy anësorët qitën futbollistët e Llapit nga loja, por ky është futbolli dhe nuk duhet të ndodhin këto gjëra në futboll, pasi Drenica fiton këtu ne fitojmë tek ta”
“Kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në fund, Llapi do të vazhdon të luajë futboll deri në fund”, tha Batatina.
Llapi me këtë humbje ia minimizon vetës gjasat për një kualifikim në gara evropiane./Indekonline/