Tahiri takon Metën: Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike e politike

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Këtë lajm Tahiri e ka bërë të ditur përmes një statusi të shkurtë në Facebook, ku ka thënë se rikonfirmuan lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik.
“Takim vëllazëror dhe shumë miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa, presidenti Meta ka thënë se është i lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës .
” Kënaqësi të kisha sot një takim të përzemërt me Zv/Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Kosovës, z.Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të Jashtme znj.Meliza Haradinaj (Stublla).
I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, tha ai.