Vrasja e dyfishtë në Vitomiricë, viktima një burrë e një vajzë e re

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Vitomiricë të Pejës, janë gjetur pa shenja jetë dy persona.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktimat janë një burrë i moshës 60-vjeçare me inicialet R.B dhe një vajzë rreth moshës 15-vjeçare.
Dyshohet se viktimat janë nga komuniteti RAE, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.
Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/