Qershori vazhdon me mot të ndryshueshëm, në Mramor bie edhe breshër!

Si rrallë herë këtë vit duket se vera do të jetë më e vonshme. Edhe pse ka kaluar gjysma e muajit qershor, moti është thuajse i njëjtë, me reshje shiu.
Edhe pse orët e para të ditës së sotme pati një mot më të ngrohtë, pasdite sërish nuk mungoi shiu.
Në disa video të dërguara në redaksi të Indeksonline shihet se në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës përpos shiut, nuk ka munguar as breshëri.
Madje sipas banorëve, përpos shiut e breshëritë pati edhe erëra të forta./Indeksonline/