Drita merr fronin e Superligës, Gjilani mposht lehtësisht Ferizajin

Drita është rikthyer në krye të tabelës së Superligës pasi mposhti Trepçën ’89 me rezultat 0-2 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Golat për “Intelektualët i shënuan Xhevdet Shabani në minutën e 17-të dhe Kastriot Rexha në minutën e 69-të.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani e ka mposhtur Ferizajin me rezultat 0-3 duke mbajtur presionin me skuadrat e kreut.
Golat për “Skifterat” i shënuan Progni (2′), nikac (31′) dhe Hajdari (52′).
Drita është rikthyer në krye të Superligës me 49 pikë, dy më shumë se Prishtina në vendin e dytë dhe tri më shumë se Ballkani në vendin e tretë.
Gjilani është në vendin e katërt me 45 pikë. /IndeksOnline/